Erion Veliaj, i shkarkuar, më 25 shtator nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Në ankimin e tij theksohet se një kryebashkiak nuk mund të shkarkohet pa një shkelje të rëndë të provuar dhe se vendimi është i paligjshëm dhe antikushtetues.
Këshilli bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të tij javën që lamë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku u bë publike edhe emri i Ogerta Mamastriliut si kandidate për të qenë pasuesja e Veliajt.
Rama u shpreh se shkak për shkarkimin e Veliajt u bë mosparaqitja në detyrë për më shumë se tre muaj. Në kërkesën e dorëzuar në Kushtetuese, Veliaj sqaron se mungesa nuk ishte me vullnetin e tij, por pasojë e një mase sigurie që ai synon ta kundërshtojë në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e tij në Gjykatën e Posaçme. Veliaj përballet me 13 akuza, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, me 12 akuza. Sipas SPAK-ut, çifti në të paktën 9 raste ka marrë përfitime të parregullta monetare dhe pasuri të paluajtshme nga kompani dhe OJF, të cilat më pas kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranë