Në vendin tonë sot zhvillohet dita e 17-të e fushatës zgjedhore për zgjedhjet komunale të 12 tetorit.
Në ditën e 17-të të fushatës partitë politike do të zhvillojnë disa aktivitet në qytetet e ndryshme të Kosovës.
Agjenda e Partisë Demokratike të Kosovës për ditën e hënë, 29 shtator 2025:
1. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Skenderajt. E pranishme do të jetë edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.
Vendi: Restaurant “Atlantiku”
Koha: 13:00
2. Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës.
Vendi: Shkolla Fillore “Elena Gjika”
Koha: 19:00
Fushata zgjedhore e Lëvizjes VETËVENDOSJE!:
10:00 – Vizitë në Frigo Al Socks. (Prizren)
14:00 – Takim me mësimdhënës, studentë dhe te rinj. (Vushtrri)
16:00 – Vizitë te biznesi “Arta tex”. (Suharekë)
18:00 – Tubim me gra dhe vajza, shkolla e muzikës. (Gjilan)
19:00 – Tubim në Llapashticë. (Podujevë)
19:00 – Tubim me gra dhe vajza në fshatin Babimoc. (Kastriot)