Policia e Kosovës ka ndërmarrë pak ditë më parë një iniciativë për të blerë një autoambulancë, me qëllim përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të saj.
Për këtë qëllim, fillimisht ishin ndarë mjete financiare në vlerë prej 90 mijë eurosh
Në kuadër të procedurës së prokurimit, dy operatorë ekonomikë kanë dorëzuar ofertat e tyre për pajisje me autoambulancën. Megjithatë, pavarësisht interesimit, tenderi nuk është finalizuar me kontratë.