Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi po trajtohej prej disa ditësh nga plagët e marra me armë zjarri.
Rasti kishte ndodhur më 18 shtator 2025, në fshatin Debelldeh të Vitisë, rreth orës 14:25.
Avni Ajeti nga Vitia është viktima e rastit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion