Sht. Sht 27th, 2025

Viktimat e aksidentit në Klinë janë nga Deçani

Azhurim i lajmit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orën 05:00 të mëngjesit, ku kanë humbur jetën dy persona.

Viktimat janë nga komuna e Deçanit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“ Aksidenti ka ndodhur në ora 05:00 të mëngjesit, ku si pasojë mbetën dy persona të vdekur.

Viktimat janë nga Deçani”, tha ai.

Sot, rreth orës 5 të mëngjesit, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Zajm të Klinës.

Në aksident janë përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë ku si pasojë e përplasjes, dy persona kanë ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, tha Gashi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *