Sht. Sht 27th, 2025

Begaj takon homologun kroat në selinë e OKB-së: Mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë të ditur se në selinë e OKB-së ka takuar homologun e tij kroat, Zoran Milanoviq.

Milanoviqin, Begaj e ka konsideruar si mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Në selinë e OKB-së me mikun tim dhe të shqiptarëve, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

“Për dy vendet tona, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Begaj.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *