KOSOVË
E martë
Moti me diell dhe vranësira të pjesëshme.
• Temperaturat minimale: 8-12°C
• Temperaturat maksimale: 25-30°C
• Era: nga gperendimi, 1–3 m/s
SHQIPËRI
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.
🌬 Era me drejtim jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi i forcës 1-2 ballë.