Die. Sht 28th, 2025

Një grua në Mitrovicë ka raportuar në polici se nipi i saj tentoi ta vriste

Një grua nga Mitrovica ka raportuar në polici se nipi i saj ka tentuar t’ia marrë jetën. Rasti është regjistruar si “vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga autoritetet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 09:00 në Mitrovicën e Jugut.
“Mitrovicë Jug 18.09.2025 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar të privojë nga jeta”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar për trajtim në neuropsikiatri nga familjarët.

“I dyshuari është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet më tej në njoftim.

Hetimet lidhur me rastin janë ende në zhvillim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *