Sht. Sht 27th, 2025

Policia nis kontrolle ndaj autobusëve që nuk ndalen në stacionet e caktuara

Policia e Kosovës, përmes Njësisë së Trafikut në Prishtinë, ka filluar kontrolle ndaj autobusëve që nuk respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacionet e përcaktuara.

Sipas Policisë, qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtja e jetës së udhëtarëve.
“Qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.

Policia ka apeluar te shoferët e autobusëve që të respektojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara.
“Policia apelon te të gjithë shoferët e autobusëve që të zbatojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve”, thuhet më tej në komunikatë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *