Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka mbajtur një takim me gra dhe vajza nga kjo komunë.
Ajo ka marrë mbështetjen e grave dhe vajzave të cilat kanë thënë se do të angazhohen maksimalisht që Izmaku të triumfojë më 12 tetor.