Sht. Sht 27th, 2025

Ramadani reagon ndaj suspendimit të katër policëve: Ka indikacion të presionit puro politik

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, po vlerëson se suspendimi i katër policëve të Njësisë Speciale, ka indikacion të presionit puro politik.

Madje siç thotë ai, hapja e një procedure disiplinore, në rastin e komunikimit të shkurtër ndër-kolegial në grup të viber, as nuk është dashur të ndodh.

”Suspendimi i 4 policëve i panevojshëm, ka indikacion të presionit puro politik.

Hapja e një procedure disiplinore, në rastin e komunikimit të shkurtër ndër-kolegial në grup të viber, as nuk është dashur të ndodh.

E në rastin e tashëm, suspendimi për shkak të procedurës disiplinore hiq e më hiq.

Kjo ka indikacione të presionit të plotë politik ndaj policëve.

Urdhëruesit e suspendimit të 4 policëve është e mundur që kanë abuzuar autoritetin dhe kështu të kenë bërë shkelje penale. Prandaj, duhet të hetohen për këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Urdhri joligjor nuk duhet zbatuar! Oficerët e zyrtarët policorë e dinë mirë këtë!”.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *