Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në Gjakovë, ndërsa një person i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Rasti është raportuar rreth orës 16:40, pasi Policia është njoftuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore, me dyshimin se ishin plagosur nga arma e zjarrit.
Pas njoftimit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.
Ndërkohë, personi i dyshuar është arrestuar. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke vazhduar veprimet e nevojshme hetimore.

