Hën. Nën 23rd, 2026

Përfshihet nga zjarri një spital në Berlin, 15 persona të plagosur! Evakuohen stafi dhe pacientët

15 persona u plagosën pasi pësuan thithje të tymit në një zjarr që shpërtheu në një spital të Berlinit të dielën në mbrëmje, përfshirë një person që konsiderohet në gjendje kritike, sipas departamentit të zjarrfikësve të kryeqytetit gjerman.

Një person tjetër është në gjendje të rëndë, ndërsa 13 të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Zjarri shpërtheu në dhomën e një pacienti në katin e parë të ndërtesës së spitalit, në lagjen lindore të Lichtenbergut.

Zjarrfikësit arritën ta shuanin shpejt zjarrin, por tymi kishte depërtuar në pjesë të tjera të ndërtesës, duke i detyruar ata që ishin brenda të evakuoheshin shpejt.

Dy të plagosurit rëndë u transferuan në spitale të tjera, nën mbikëqyrjen e specialistëve të kujdesit intensiv.

Pasi zjarrfikësit shuan zjarrin dhe u siguruan që ndërtesa të ajrosej, ata ia dorëzuan zonën policisë, e cila po kryen një hetim për të përcaktuar shkaqet, sipas njoftimit.

Postime të Ngjashme