Kosova ka regjistruar deficit tregtar prej 575.1 milionë eurosh në muajin tetor 2026, që paraqet rritje prej 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur deficiti ishte 530 milionë euro.
Mbulimi i importit me eksport në këtë muaj ishte 17.8%.
Në strukturën e eksporteve, pjesën më të madhe e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 23.3%, produktet minerale me 20.6%, plastika dhe goma me 10.7%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 8.7%, si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar me 8.1%.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: 18.6% produktet minerale, 12.3% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 11.5% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.0% mjetet e transportit, 9.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 35,3 milion euro, ose rreth 28.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 13.8%. Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 9.5%, Holanda 2.9, Italia 2.2%, etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 283,6 milion euro, ose 40.6% e importeve të përgjithshme, me një rënje prej 0.2%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania 12.8%, Greqia 5.7%, Italia 4.5%, etj.
Në muajin tetor 2026, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 65,9 milion euro, ose 53.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 66.4%. Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria 28.7%, Maqedonia e Veriut 11.4%, Serbia 6.7%, Mali i zi 4.2%. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin tetor 2026, arritën në 84,7 milion euro, ose 12.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.3%. Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut 5.2%, Serbia 3.1%, Shqipëria 2.5, etj.
Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 22,9 milion euro, ose 18.5%. Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra 9.0% dhe Turqia 2.4%. Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 330,9 milion euro, ose 47.3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina 15.5% dhe Turqia 10.6%.

