Hën. Nën 23rd, 2026

PARASHIKIMI I MOTIT PËR 5 DITË 23.11.2026 – 27.11.2026

PËRMBLEDHJE METEOROLOGJIKE
Gjatë periudhës së parashikuar, territori i Kosovës do të karakterizohet nga kushte atmosferike të ndryshueshme, si pasojë e alternimit të masave ajrore dhe ndryshimeve në regjimin e qarkullimit atmosferik.

Moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të here pas hershme me diell dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore dhe në lartësitë më të mëdha mbidetare ekzistojnë kushte për reshje dhe bore.

Në aspektin termik, parashihet një rënie e theksuar e temperaturave të ajrit në mesin e periudhës, kur temperaturat minimale do të zbresin deri në -8°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin kryesisht nga 2 deri në 6°C.

Ky regjim termik do të favorizojë paraqitjen e ngricave të mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta, luginore dhe në lokalitetet me ekspozim të favorshëm për ftohje radiative.
Gjithashtu, në kushte të lagështisë së shtuar dhe erës së dobët, në disa zona mund të paraqitet mjegull, duke ndikuar përkohësisht në zvogëlimin e dukshmërisë horizontale.

Drejt fundit të periudhës parashihet një tendencë graduale e rritjes së temperaturave, si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale, duke reflektuar një zbutje të regjimit termik.

Megjithatë, shtimi i vranësirave dhe rikthimi i kushteve për reshje shiu do të dëshmojnë për vazhdimin e ndryshueshmërisë atmosferike.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimet verilindore, jugperëndimore dhe juglindore, me intensitet përgjithësisht të dobët deri mesatar dhe shpejtësi prej 1–11 m/s.

Ndryshueshmëria e drejtimit të erës do të shoqërohet me luhatje të kushteve lokale atmosferike, pa sinjale për intensifikim të qëndrueshëm të saj.

Nga aspekti hapësinor, dallimet termike ndërmjet rajoneve do të jenë të kushtëzuara kryesisht nga konfiguracioni i relievit, lartësia mbidetare dhe karakteristikat mikroklimatike.
Zonat malore dhe lokalitetet me lartësi më të madhe do të regjistrojnë vlera më të ulëta të temperaturave, ndërsa disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit pritet të kenë kushte relativisht më të buta termike.

Në përgjithësi, periudha do të karakterizohet nga paqëndrueshmëri e moderuar atmosferike, rënie kalimtare e temperaturave, ngrica të mëngjesit, mundësi për mjegull dhe reshje periodike shiu, ndërsa në viset e larta edhe reshje bore.

Nga fundi i periudhës pritet një zbutje graduale e kushteve termike, e shoqëruar me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve atmosferike

🌨️ E HËNË – 23.11.2026
Mot kryesisht i vranët dhe me shi, në viset me lartësi të mëdha parashihet shi dhe borë.
🌡️ Tmin 2 deri 5°C | Tmax 6 deri 9°C
💨 Era: Verilindja 1-11m/s

🌤️ E MARTË – 24.11.2026
Mot me vranesira të shpërndara dhe me diell.Në mëngjes parashihen ngrica dhe mjegull
🌡️ Tmin -5 deri -3°C | Tmax 3 deri 6°C
💨 Era: Jugperendimi · 1–5m/s

🌦️ E MËRKURË – 25.11.2026
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.. Vranësirat vende – vende mund të sjellin riga të dobëta shiu Në mëngjes parashihen ngrica.
🌡️ Tmin -8 deri -4°C | Tmax 2 deri 6°C
💨 Era: Juglindje 1-4m/s

🌧️ E ENJTE – 26.11.2026
Mot kryesisht i vranët dhe me riga të here pas hershme të shiut.
🌡️ Tmin 0 deri 3°C | Tmax 5 deri 8°C
💨 Era: Jugperendimi 1-6m/s

🌧️ E PREMTE – 27.11.2026
Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.
🌡️ Tmin 2 deri 5°C | Tmax 5 deri 9°C
💨 Era: Jugperendimi 1-6m/s

🌿 KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE
Kushtet biometeorologjike pritet të jenë relativisht të ndryshueshme, me ndikim të temperaturave të ulëta, lagështisë së shtuar dhe luhatjeve të presionit atmosferik në organizmin e njeriut.
Ngricat e mëngjesit dhe mjegulla mund të shkaktojnë shqetësime te personat meteorosensitivë, si dhe te personat me sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator.
Temperaturat më të buta gjatë ditës do të ofrojnë kushte disi më të favorshme për aktivitetet në ambient të hapur.

🌾 KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE
Kushtet agrometeorologjike do të karakterizohen nga rënie e temperaturave dhe paraqitje e ngricave, të cilat mund të ndikojnë në kulturat bujqësore të ndjeshme ndaj temperaturave negative.
Reshjet e shiut do të kontribuojnë në përmirësimin e lagështisë së tokës, ndërsa në zonat malore reshjet e borës mund të krijojnë një shtresë të përkohshme mbrojtëse për tokën.
Rekomandohet kujdes i shtuar për kulturat dimërore, pemishtet dhe sipërfaqet bujqësore të ekspozuara ndaj ngricave.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës – IHMK

Postime të Ngjashme