Hën. Nën 23rd, 2026

Moti sot, i vranët me reshje shiu

🌨️ E HËNË – 23.11.2026

Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe me shi, në viset me lartësi të mëdha parashihet shi dhe borë.
🌡️ Tmin 2 deri 5°C | Tmax 6 deri 9°C
💨 Era: Verilindja 1-11m/s.

Shqipëri

Dita e hënë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Në veri dhe lindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 14-16 °C, në vendet e ulëta: 13-15 °C dhe në vendet malore: 7-10 °C . Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

Maqedoni e Veriut

Gjatë natës, fillimisht në pjesët perëndimore e më pas në të gjitha rajonet, pritet të ketë reshje shiu. Me depërtimin e masës së ftohtë ajrore, në disa zona më të larta reshjet do të përzihen me borë, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e fuqishme, e cila gjatë natës herë pas here do të jetë e fortë dhe do të kalojë shpejtësinë 70 km/h. Paradite era do të fryjë nga drejtimi perëndimor, ndërsa pasdite nga veriu.Temperatura minimale 2 grade celcius ndersa maksimalja 18 grade celcius.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, e cila herë pas here do të forcohet, nga drejtime të ndryshueshme.

Postime të Ngjashme