Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale që lidhen me narkotikët.
Gjatë këtij operacioni, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 14 kilogramë e 815 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
Janë sekuestruar katër telefona celularë, dy pistoleta, 62 fishekë, si dhe 9 mijë e 120 euro dhe 350 franga zvicerane para të gatshme.
“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 20.11.2026 – 12:00. Nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale, njësitë relevante të policisë, në tri vende të ndryshme: Prishtinë, Gjakovë dhe PKK Mutivodë, kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Policia ka gjetur dhe konfiskuar 14 kg e 815 gram substanca narkotike të llojit marihuanë, 4 celularë, dy pistoleta, 62 fishek, para të gatshme 9120 € dhe 350 franga zvicerane. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhe në raportin 24-orësh të policisë.

