Kombëtaret e Kosovës në volejboll, në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, i kanë mësuar kundërshtarët për edicionin e ardhshëm të CEV Ligës Evropiane.
Federata e Volejbollit e Kosovës ka bërë të ditur se të dyja përfaqësueset do të marrin pjesë në këtë garë, e cila në formatin e ri do të ofrojë më shumë ndeshje dhe mundësi për të fituar përvojë në arenën ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të FVK-së, të dyja kombëtaret do t’i zhvillojnë nga gjashtë ndeshje në këtë kompeticion gjatë verës së vitit 2027.
Ndërkaq, te femrat, përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Bullgarisë, Portugalisë, Bjellorusisë, Austrisë, Izraelit dhe Eestonisë si dhe do të jetë vendase në xhiron e parë, ku do të përballet me Bullgarinë dhe Portugalinë.
Federata e Volejbollit e Kosovës ka bërë të ditur se do të angazhohet për përfaqësim sa më dinjitoz të kombëtareve, si dhe për organizimin e ndeshjeve që Kosova do t’i zhvillojë në shtëpi.

