Gjykata ka marrë vendim lirues për Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajn, të cilët akuzoheshin për vepra të ndryshme penale që lidhen me vrasjen e rëndë.
“Gjykata vendosi që të pandehurit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj të lirohen nga akuza në lidhje me veprën penale Vrasja e rëndë nga neni 173 par. I nenpar. dhe 1.11, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. I pandehuri Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për shkak të veprës penale Shtytja në vrasje të rëndë nga neni 32 lidhur me nenin 173 të KPRK-së. Ndersa i pandehuri Kastriot Mehmetaj u lirua nga akuza edhe Për shkak veprës Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim paautorizuar armeve nga neni 366 par. I lidhur me nenin 31 KPRK-se.”
Rasti ka të bëjë me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor 2021 në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë.
Gjykata ka konstatuar se akuzat ndaj të pandehurve nuk janë vërtetuar në nivelin e kërkuar për një vendim dënues dhe, rrjedhimisht, ka vendosur lirimin e tyre nga akuzat përkatëse.
“Gjykata e analizoj me vëmendje këtë çështje, mori parasysh të gjitha pretendimet e palëve, mbrojtjen e të pandehurve dhe deklaratat e dëshmitarëve, të cilët në një formë apo tjetër dhanë informata që mund të shërbejnë për sqarimin e kësaj çështje” – thuhet në aktgjykim.

