Enj. Nën 19th, 2026

Sulmohet rëndë një person në Prishtinë, policia gjen gjurmë gjaku dhe sekuestron një thikë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi nga disa persona të dyshuar në Prishtinë, .

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 nëntor 2026, rreth orës 19:20.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku, ndërsa është sekuestruar edhe një thikë që mund të ndërlidhet me rastin.

Viktima, një mashkull kosovar, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Lidhur me rastin, policia ka intervistuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar.

Ndërkohë, i dyshuari kryesor për këtë rast vazhdon të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”

Postime të Ngjashme