Hën. Nën 16th, 2026

​I bëjnë femrat për spital, arrestohen dy persona në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dy raste të ndara të raportuara për dhunë familjare në Ferizaj.

Rasti i parë ka ndodhur më 15 nëntor 2026, ora 10:00, transmeton KosovaPress.

Me këtë rast është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë ka ndodhur në po të njëjtën datë, në ora 22:30, ku policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër.

Kjo e fundit ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Postime të Ngjashme