Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor një të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë gjuetie me dhjetë fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në Brovinë të Gjakovë, më 15 nëntor 2026, ora 09:00, raporton KosovaPress.

