Një veturë ka përfunduar në kanal në zonën e njohur si Kroni i Mbretit.
Si pasojë e këtij incidenti, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, që shtrihen për disa kilometra në drejtim të Prishtinës, duke vështirësuar qarkullimin e trafikut.
Ngasësit që po qarkullojnë në këtë segment të rrugës këshillohen të kenë kujdes të shtuar dhe të bëjnë durim deri në normalizimin e qarkullimit.
Për momentin, nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

