Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të sillen nga 3-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 8-13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metra për sekondë.
SHQIPËRI
Ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditës) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente që prej orëve të para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e veriut dhe ekstremit veriperëndimorë e pjesërisht në qendër pas orëve të mesditës reshjet pritet të jenë meintensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore. Temperatura e e ulet 6 ndersa me e larta 23 grade celcius.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare
Dhe zonave luginore të vendit.
V alëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Moti do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë pasdites dhe në fund të ditës, reshje të herëpashershme shiu priten në të gjithë vendin. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura me e ulet 4 ndersa me e larta 15 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë pasdites dhe në orët e fundit të ditës priten reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.