Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Gjakova e përfundoi me sukses garën në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke triumfuar në luftën për medaljen e bronztë ndaj xhudistit që përfaqëson Spanjën, Anton Shualieiev.
Akili realizoi një hedhje të shkëlqyeshme, duke e mposhtur kundërshtarin me Ippon dhe duke siguruar kështu vendin në podium.
Përveç medaljes së bronztë, xhudisti kosovar ka fituar edhe 350 pikë të rëndësishme në ranglistën botërore.

