Pre. Nën 13th, 2026

​Kuvendi miratoi katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Deputetët i dhanë dritën e gjelbër ratifikimit të tri marrëveshjeve të Kosovës dhe Suedisë për ekstradim, marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar, si dhe për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.

Krahas këtyre tri marrëveshjeve, Kuvendi ratifikoi edhe Traktatin për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.

Miratimi i këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare u prezantua nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila i konsideroi si të dobishme për vendin.

Përkrahje miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare i dhanë të gjitha grupet parlamentare në Kuvend, përveç Listës Serbe.

Në anën tjetër, Kuvendi miratoi edhe planin e punës së Kuvendit për sesionin vjeshtor. /KosovaPress/

Postime të Ngjashme