Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka marrë vendim për ndarjen e 80 bursave për nxënësit për vitin shkollor 2026/2027.
Përfituesit do të marrin mbështetje financiare prej 50 eurosh në muaj, përkatësisht 500 euro për tërë vitin shkollor.
“Përfituesit do të mbështeten me 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor. Kjo mbështetje synon të nxisë shkollimin në profilet deficitare dhe pjesëmarrjen e vajzave në drejtimet teknike të arsimit dhe aftësimit profesional”, thuhet në njoftimin e MASh-it.
Ndërkaq, ministria ka bërë të ditur se kandidatët e pakënaqur me rezultatet kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda shtatë ditësh nga shpallja e tyre.
Ankesat duhet të dorëzohen fizikisht në Komisionin e Ankesave pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

