Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar mocion procedural për ndryshimin e rendit të ditës së seancës së sotme parlamentare, duke kërkuar futjen në rend dite të miratimit të ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zyrën e prokurorit të Specializuar.
“Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës propozoj mocionin procedural për ndryshimin e rendit të ditës, për të përfshirë edhe ligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zyrën e Prokurorit të Specializuar”, ka thënë ajo.
Çitaku ka thënë se këtë vendim e kanë marrë me vetëdijen se do t’u kushtojë politikisht.
“Për ne qëllimi është më i rëndësishëm sesa dëmi”, ka thënë ajo.
Çitaku ka thënë se mocioni dhe ligji duhet të miratohen sot.
“Menjëherë të hënën të fillojmë procedurën e amendamentimit”, ka thënë ajo.
Ky mocion ka marrë mbështetjen e 79 deputetëve, të cilët kanë vendosur që ligji për Specialen të trajtohet sot në Kuvendin e Kosovës.

