Një grua në Skenderaj dyshohet se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 20:00.
Viktima ka raportuar se ka pranuar një mesazh kërcënues nga i dyshuari, i cili është ish-bashkëshorti i motrës së saj.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent.
Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”.

