Mër. Nën 11th, 2026

U premtoi viza pune për Gjermani, arrestohet i dyshuari që mashtroi 3 persona në Kamenicë

Një person është arrestuar në Kamenicë, nën dyshimin se kishte mashtruar 3 qytetarë duke u premtuar termine për viza pune në Gjermani.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari u kishte marrë viktimave nga 1.200 euro, gjithsej 3.600 euro, në tetor të vitit 2023.

Ai dyshohet se kishte premtuar sigurimin e termineve për viza pune në Gjermani, por nuk e kishte përmbushur marrëveshjen.

I dyshuari, i cili ishte në kërkim policor, është arrestuar më 11 nëntor 2026.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Mashtrim”.

Postime të Ngjashme