Mër. Nën 11th, 2026

FBI-ja deklarohet pas arrestimit të ushtarit amerikan, i dyshuar për spiunazh

Një ushtar amerikan është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të një hetimi për dyshime për spiunazh në favor të Rusisë. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Sipas deklaratës së Patel, arrestimi është realizuar në bashkëpunim me partnerët britanikë, ndërsa hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim.

“Ky arrestim i rëndësishëm lidhet me akuza për spiunazh, çështje që përbën shqetësimin më të madh për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, thuhet në deklaratën e drejtorit të FBI-së.

Patel theksoi se FBI-ja nuk do të tolerojë askënd që shkel betimin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe me veprimet e tij rrezikon sigurinë kombëtare dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë 21 muajve të fundit, FBI-ja ka regjistruar 167 arrestime në kuadër të kundërzbulimit dhe hetimeve për spiunazh, një rritje prej 53 për qind.

Drejtori i FBI-së falënderoi institucionet britanike, përfshirë Policinë Kundër Terrorizmit, MI5 dhe strukturat e kundërzbulimit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe Komandën e Kundërzbulimit të Ushtrisë Amerikane, për bashkëpunimin në këtë operacion.

Postime të Ngjashme