Mër. Nën 11th, 2026

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar Raportin e Progresit

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është debati parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të nisë në orën 13:00, .

Deputetët do të diskutojnë për gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura në raportin e Komisionit Evropian, si dhe për mënyrën e adresimit të tyre nga institucionet e Kosovës.

Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 paraqiti vlerësimin e progresit të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian, duke përfshirë zhvillimet në fusha të ndryshme politike, institucionale dhe ekonomike.

Në të u trajtuan çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Raporti përfshiu gjithashtu vlerësime për funksionimin e administratës publike, zhvillimin ekonomik, reformat në sektorë të ndryshëm, lirinë e mediave dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i integrimit evropian.

Postime të Ngjashme