Mar. Nën 10th, 2026

E sulmon fizikisht partneren në Ferizaj, pas denoncimit në Polici i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj, me të cilin bashkëjetonte.

Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën.

Pas raportimit të rastit në Polici, i dyshuari nuk është takuar nga organet e rendit dhe ndodhet në arrati.

Për rastin është njoftuar prokurori.

Postime të Ngjashme