Hën. Nën 9th, 2026

Genc Sermaxhaj merr drejtimin e SC Gjilanit, emërohet trajner i skuadrës.

Sport Club Gjilani ka emëruar Genc Sermaxhajn në pozitën e trajnerit të gjeneratës U19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjilanas, i cili ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Sermaxhaj për të marrë drejtimin e skuadrës 19-vjeçare.

Sermaxhaj do të ketë përgjegjësinë për zhvillimin dhe avancimin e futbollistëve të rinj, duke punuar në përgatitjen e talenteve që pritet të përbëjnë të ardhmen e klubit kuqebardhë.

Përmes këtij emërimi, Gjilani synon të vazhdojë investimin në zhvillimin e grupmoshave të reja dhe krijimin e një baze të qëndrueshme për ekipin e parë.

Klubi i ka uruar mirëseardhje Sermaxhajt në familjen kuqebardhë, duke shprehur besimin në profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në detyrën e re.

Trajnerit i janë uruar suksese në aventurën e re në krye të gjeneratës U19

Postime të Ngjashme