Die. Nën 8th, 2026

Pas një viti nxirret vetura e fundosur në Ujman

Një veturë, e cila në rrethana të paqarta kishte rënë dhe ishte fundosur në Ujman një vit më parë, është nxjerrë sot nga liqeni.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, raporton KosovaPress.

Në aksionin për nxjerrjen e veturës morën pjesë njësitë policore të rendit së bashku me njësitet e specializuar të Policisë së Kosovës (NJSO, NJRSH, NJNSH), në bashkëpunim me Epikën Nacionale e Kërkim Shpëtimit, Agjensionin për Menaxhimin e Emergjencave dhe Klubin e zhytjes Trepça.

Operacioni për nxjerrjen e veturës ka filluar rreth orës 10:00 dhe ka përfunduar  rreth orës 12:40.

Rasti i fundosjes së automjetit ishte raportuar nga një qytetar i Kosovës më datë 14 tetor 2025. Ai kishte thënë se automjeti i tij, të cilin e kishte parkuar jashtë rrugës tek Ujmani, në rrethana të paqarta kishte rënë dhe ishte fundosur në liqen.

Pas nxjerrjes së automjetit, i njëjti i është dorëzuar pronarit legjitim.

Postime të Ngjashme