Sht. Nën 7th, 2026

Llapi fiton ndaj Dukagjinit

Llapi ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke triumfuar 1-0 në Klinë, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.

Heroi i skuadrës nga Podujeva ishte Rilind Hetemi, i cili në minutën e 89-të realizoi një gol spektakolar, duke i siguruar ekipit të tij tri pikë të arta.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ndërsa Dukagjini kishte arritur të shënonte në minutën e 24-t, por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, Hetemi vendosi ndeshjen me një goditje të jashtëzakonshme.

Me këtë fitore, Llapi i jep fund serisë prej shtatë ndeshjesh pa fitore dhe shkon në kuotën e tetë pikëve, duke mbetur në vendin e nëntë.

Ndërkohë, Dukagjini mbetet në pozitën e gjashtë me 18 pikë, pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore.

Postime të Ngjashme