Pre. Nën 6th, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Hacı Ali Özel i shoqëruar nga përfaqsues të ambasadës Turke në Kosovë dhe pëerfaqësues të BIRKut vizitoi punimet e Xhamisë Qendrore në Kosovë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Hacı Ali Özel, së bashku me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë, z. Mustafa Babür Hızlan, dhe në shoqërim të përfaqësuesit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, hafëz Mustafë ef. Dallkut, vizitoi sot Kompleksin në ndërtim të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Gjatë vizitës, zv.ministri Ali Özel u njoh nga afër me ecurinë e punimeve, dinamikën e realizimit të projektit dhe rëndësinë që ka ky kompleks për jetën fetare dhe besimtarët myslimanë në Kosovë. Me këtë rast, u vlerësua angazhimi për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, i cili pritet të shndërrohet në një nga objektet kryesore të jetës fetare dhe institucionale të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Pas vizitës në Kompleksin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, delegacioni nga Turqia fali namazin e xhumasë në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë, të cilit i priu hafëz Mustafë ef. Dallku.

Postime të Ngjashme