Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryetarët e grupeve parlamentare, me të cilët ka diskutuar për punën dhe prioritetet e kuvendit në muajt në vijim.
Në kuvend, secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, dhe kjo është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik. Është e rëndësishme që për interesat e përbashkëta të kemi koordinim të plotë, të respektojmë dallimet dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët aty ku ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim.
Qytetarët presin nga ne përgjegjësi, përkushtim dhe vendimmarrje që adreson nevojat dhe shqetësimet e tyre, duke dhënë përgjigje konkrete ndaj pritjeve të tyre”, ka shkruar Haxhiu.

