Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës pritet të mbahet sot, nga ora 16:00, pas sigurimit të uniformave për pjesëtarët e rinj.
Uniformat tashmë janë siguruar dhe ceremonia pritet të zhvillohet gjatë pasdites së sotme.
Gjenerata e re përbëhet nga rreth 400 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Mungesa e uniformave, e po ashtu edhe dyshimet për mungesë të armëve për pjesëtarët e rinj, kanë nxitur reagime dhe vëmendje të madhe publike.
Sipas gazetarit Reçica, problemet që çuan në këtë situatë kanë ardhur si pasojë e vështirësive në procesin e prokurimit.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e shefit të prokurimit të Policisë së Kosovës, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

