Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale ”Vjedhje”
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kërkimi i të dyshuarit po bëhet me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të ofrojnë informata që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com

