Një përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike në SHBA ka deklaruar se Kongresi do të ndërmarrë hapa për të kufizuar atë që e ka cilësuar si “pushtet ekzekutiv jashtë kontrollit”, pasi demokratët fituan kontrollin e të dy dhomave të Kongresit në zgjedhjet afatmesme.
“Ne do t’i mbajmë përgjegjës keqbërësit”, ka deklaruar Jeffries, raporton BBC-i.
Pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e së martës, presidenti Trump ka pranuar se lufta me Iranin ishte kryesisht përgjegjëse për humbjen e republikanëve.
Edhe zëvendëspresidenti JD Vance kishte deklaruar më herët se “të gjithë e dinë” që lufta ishte arsyeja pse partia e tij humbi zgjedhjet.
Ndërkohë, rezultatet zgjedhore kanë ndikuar edhe në tregjet e naftës, ku çmimet kanë rënë në nivelin më të ulët.

