Enj. Nën 5th, 2026

I gjunjëzoi mbrojtësit, trajneri i Liverpoolit mahnitet nga Vedat Muriqi

Vedat Muriqi po vazhdon të dëshmojë se është një prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë, ndërsa paraqitja e tij në fitoren spektakolare 3-2 të Fenerbahçes ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve nuk ka kaluar pa u vënë re as nga kundërshtari.

Sulmuesi i Kosovës ishte protagonist në këtë përballje të madhe, duke realizuar një gol vendimtar dhe duke i shkaktuar probleme të vazhdueshme mbrojtjes së skuadrës angleze.

Madje, trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola  në deklaratat pas ndeshjes, e veçoi pikërisht forcën dhe dominimin e Muriqit në duelet ajrore, duke pranuar se mbrojtësit e tij nuk arritën ta ndalnin në momentin vendimtar.

Muriqi tregoi edhe një herë se pse është një prej sulmuesve më të vështirë për t’u markuar: fizik i jashtëzakonshëm, lojë e fortë në ajër, vendosmëri dhe instinkt para portës.

“Në golin e fundit, Muriqi kërcen dhe e fiton topin përballë tre mbrojtësve tanë. Është diçka që patjetër duhet ta mbrojnë më mirë.”, deklaroi pas ndeshjes Iraola

Për Kosovën, ky është një tjetër moment krenarie. Një futbollist që mban mbi supe fanellën e Dardanëve po lë gjurmë në skenën më të madhe të futbollit evropian, duke i bërë mbrojtësit e klubeve më të mëdha të kontinentit të flasin për të.

 

 

Vedat Muriqi nuk shënoi vetëm kundër Liverpoolit, por dha edhe një tjetër dëshmi se emri i tij meriton respekt në futbollin evropian.

KosovaPress

Postime të Ngjashme