Komisioni Evropian do të miratojë dhe publikojë sot paketën e zgjerimit, së bashku me raportet vjetore të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Siç është paralajmëruar më herët, Kosova pritet të renditet në grupin e vendeve me përparim të kufizuar.
Kriza e zgjatur politike, bllokada në funksionimin e kuvendit dhe mungesa e reformave në fushën e sundimit të ligjit janë evidentuar si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ngecjen e vendit në procesin e integrimit evropian

