Mër. Nën 4th, 2026

Një person arrestohet në Drenas pasi dyshohet se goditi me veturë një burrë

Një person është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ka goditur me veturë një burrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor 2026, rreth orës 20:20.

Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas pranimit të trajtimit mjekësor, viktima është liruar nga spitali.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar nga Policia si “Lëndim i rëndë trupor”.

Postime të Ngjashme