KOSOVË
Për sote merkure parashihet Mot i vranët, me mundësi për riga shiu në disa zona.* Temperatura min: 1–3 °C..* Temperaturat max: 5–9 °C..Era: Veriperëndore, me shpejtësi 1–5 m/s.
SHQIPËRI
Në Shqiperi: Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Temperatura minimale 4 grade ndersa maksimalja 22 grade celcius. Era pritet të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Në Maqedoninë e Veriut, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të herëpashershme me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa zona përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here era do të jetë më e fuqishme, nga drejtimi veriperëndimor.Temperatura minimale 2 grade ndersa maksimalja 14 grae celcius.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, nga drejtimi verior.

