Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka rritur ndjeshëm shpenzimet energjetike të Bashkimit Evropian. Sipas saj, importet e naftës dhe gazit i kanë kushtuar bllokut 127 miliardë euro më shumë.
“Evropa ka paguar 127 miliardë euro shtesë për të importuar lëndë djegëse fosile, por nuk ka marrë më shumë energji. Kjo kosto vjen e gjitha nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit”, u shpreh ajo.
Von der Leyen paralajmëroi se mbështetja te energjia e importuar e ekspozon më shumë Evropën ndaj zhvillimeve të krizave globale.
“Importimi i naftës dhe gazit mund të sjellë me vete edhe ndikimin e krizave dhe goditjeve ndërkombëtare”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

