Drita ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Mike Arthur zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa Kemelho Nbguena dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të. Vushtrria reagoi në fund të pjesës së parë, kur Albijon Shurdhiqi shënoi një gol të bukur për 2-1.
Në pjesën e dytë, Drita e kontrolloi lojën dhe në minutën e 75-të Albert Dabiqaj shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1.
Me këtë triumf, Drita renditet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit në tabelë me vetëm tri pikë.
Në xhiron e ardhshme, Drita përballet me Drenicën në udhëtim, kurse Vushtrria e pret Prishtinën.

