Skuadra e Orges Shehit është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes nga Drita në shtëpi, .
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua që në minutën e katërt. Leotrim Kryeziu realizoi pas asistimit të Blendi Baftiut, duke i dhënë Prishtinës epërsinë që në fillim.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat krijuan raste për shënim, por rezultati nuk ndryshoi dhe kryeqytetasit arkëtuan tri pikë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në kuotën e 26 pikëve, aq sa liderja Malisheva, ndërsa Llapi mbetet në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Vushtrrinë, kurse Llapi përballet me Dukagjinin në udhëtim.

