Me datën 31.10.2026, rreth orës 12:00, njësiti i hetimeve i stacionit policor në Ferizaj, ka sekuestruar një armë zjarri dhe nëntë fishekë gjatë një hetimi të zhvilluar në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj.
Gjatë veprimeve hetimore, pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, policia ka realizuar dy kontrolle në pronat e të dyshuarit XH.B., 57 vjeç, ku në njërën prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe nëntë fishekë.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i cili po trajtohet në procedurë të rregullt.


