Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit zyrtar për ndalimin e tij nga organet e rendit dhe drejtësisë.
ShSKUK i ka cilësuar si jashtëzakonisht të rënda pretendimet për dhunë në familje dhe kanosje, duke ritheksuar qëndrimin për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës.
“Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, ShSKUK ka bërë të ditur se do të sigurojë vazhdimësinë e udhëheqjes dhe funksionimin normal të Spitalit të Mitrovicës, në mënyrë që të mos ketë pengesa në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

